Kalo te përmbajtja
Aktuale

Këta janë 11 zyrtarët policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Inspektorati Policor i Kosovës ka marrë masa ndaj 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Në mesin e zyrtarëve të suspenduar janë drejtori rajonal i Policisë, Agron Hasanaj, majori Ndue Nikolla, i cili drejton Hetimet Rajonale, si dhe kapiteni Faik Jahmurataj, komandant i Stacionit Policor në Pejë.

Masat e suspendimit përfshijnë edhe Dervish Hasanajn, zëvendëskomandant në këtë stacion, Sami Lekajn, komandant të Nënstacionit Policor në Vitomiricë, si dhe Faruk Muqollin, shef të Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë.

REKLAMËREKLAMË

Në mesin e 11 zyrtarëve të suspenduar është edhe shefi i Operativës në Stacionin Policor në Pejë, bashkë me katër hetues të Njësisë për Dhunën në Familje.

Suspendimet lidhen me trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt, vrasja e së cilës ngriti shqetësime për mënyrën se si ishte trajtuar kërkesa e saj për mbrojtje.

    ZGJEDHUR NGA LEXUESIT

    MË TË LEXUARAT

    VETËM TANI

    TË FUNDIT