đš LAJMI I FUNDIT | UEFA godet SerbinĂ«: 129 mijĂ« e 500 euro gjobĂ« dhe stadiumi pa tifozĂ«!

UEFA dënon rëndë Federatën Serbe të Futbollit për shkelje të shumta, përfshirë sjellje diskriminuese, mesazhe të papërshtatshme dhe shpalosjen e një baneri në përkrahje të kriminelit të luftës Ratko Mladiq.
Federata e Futbollit të Serbisë është përballur me një sërë sanksionesh disiplinore nga UEFA, pas shkeljeve të evidentuara në ndeshjet kundër Greqisë dhe Holandës, si dhe në përballjen e zhvilluar në udhëtim ndaj holandezëve.
Si pjesë e dënimit, Serbia do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme kundër Gjermanisë pa praninë e publikut të zakonshëm. Në stadium do të lejohen fëmijët, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe 2.000 tifozë gjermanë.
Por ky nuk është i vetmi ndëshkim për federatën serbe.
Për shkeljet në ndeshjet si vendase, Serbia është gjobitur me 50.000 euro për sjellje diskriminuese, 22.500 euro për mesazhe të papërshtatshme, 2.000 euro për përdorimin e mjeteve piroteknike dhe 15.000 euro për hyrje në fushën e lojës.
Ndërkaq, për ndeshjen në udhëtim ndaj Holandës, UEFA ka shqiptuar edhe dy gjoba të tjera: 20.000 euro për sjellje raciste dhe 20.000 euro për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme.
Në total, Federata Serbe e Futbollit do të paguajë 129.500 euro gjoba.
Sanksionet vijnë pas një vargu shkeljesh që kanë përfshirë edhe mesazhe e simbole të papranueshme në tribuna, duke e vendosur sërish futbollin serb përballë masave disiplinore të UEFA-s.















