Drejtësi
Dyshohet për vrasjen e një gruaje në Livoq të Gjilanit

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një grua raportohet se është gjetur e vrarë.
Sipas informacioneve fillestare, rasti është raportuar para pak minutash, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po merren me hetimin e rrethanave.
Deri më tani, nuk ka informacione të konfirmuara zyrtarisht lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja, apo nëse ka persona të dyshuar.
Pritet që Policia e Kosovës të japë më shumë detaje për rastin në vijim.
Gazeta Speciale do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja, sapo të ketë informacione të konfirmuara.
ZGJEDHUR NGA LEXUESIT
MË TË LEXUARAT
VETËM TANI















