Arrestohet i dyshuari për grabitjen e 8 mijë eurove në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

Një person i dyshuar për grabitjen e rreth 8 mijë eurove në një biznes në Gjakovë është arrestuar më 15 tetor, pasi kishte qenë në arrati.
Gazeta Speciale mëson nga njoftimi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë se ndaj të dyshuarit është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa në Gjykatën Themelore në Gjakovë është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas prokurorisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta”, në një biznes të identifikuar si “R.M.T”.
I dyshuari me inicialet Ç.Zh., sipas kërkesës së prokurorisë, dyshohet se i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, e ka kërcënuar një punonjëse dhe ka marrë rreth 8 mijë euro nga dollapi ku mbaheshin paratë.
“Ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet Ç.Zh. më datë 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Anton Çeta’ në Gjakovë, tek ‘R.M.T’, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, ka grabitur rreth 8.000 euro, pasi ka kërcënuar punonjësen dhe ka marrë paratë nga dollapi ku mbaheshin ato”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë











