Sociologu, Fadil Maloku, analizon PDK-në: A do t’i mbijetojë partia “cunamit” të ndryshimit?

Profesori dhe sociologu Fadil Maloku ka hapur një sërë dilemash për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke paralajmëruar nevojën për një analizë të thelluar të gjendjes së brendshme dhe sfidave me të cilat po përballet kjo parti.
Përmes një analize sociologjike, Maloku ngre pyetje thelbësore për drejtimin, organizimin dhe të ardhmen politike të PDK-së, në një kohë kur ndryshimet në skenën politike po shtrojnë sfida për partitë tradicionale.
Çfarë po ndodh brenda PDK-së dhe pse partia mund ta ketë të vështirë t’i përballojë ndryshimet që po vijnë? A ekziston rreziku që përplasjet e brendshme dhe ndarjet eventuale të ndikojnë në funksionimin e saj?
Maloku shtjellon gjithashtu dilemat rreth numrit të fraksioneve dhe faksioneve brenda partisë, si dhe nevojën për hapa konkretë që do t’i mundësonin asaj të përballet me momentet kritike.
Një tjetër çështje që profesori shtron është se çfarë i duhet PDK-së për të dalë nga kjo situatë dhe për t’u rikthyer fuqishëm në skenën politike.
Përgjigjet për këto pyetje dhe dilema të tjera, Maloku i trajton në analizën e tij sociologjike, të cilën e ka bërë publike, duke ftuar të interesuarit ta lexojnë dhe ta shpërndajnë atë.
Fadil Maloku #GazetaSpeciale











