Kalo te përmbajtja
Botë

Pesë të vrarë dhe mbi dhjetë të plagosur në Krakovë, sulmuesi hap zjarr ndaj qytetarëve nga vetura – policia e neutralizon!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krakovës në Poloni, ku të shtënat me armë zjarri në sheshin kryesor të qytetit kanë lënë pesë persona të vrarë dhe më shumë se dhjetë të tjerë të plagosur.

Sipas informacioneve të publikuara nga autoritetet polake, incidenti ndodhi të shtunën, rreth orës 15:00, kur një person hyri me veturë në zonën e sheshit kryesor “Rynek Główny” dhe nisi të qëllonte në drejtim të njerëzve të rastësishëm.

Pamjet dhe raportimet nga vendi i ngjarjes tregojnë për një situatë kaotike, me intervenim të madh të policisë dhe ekipeve emergjente.

Gjatë përballjes me policinë, i dyshuari shkëmbeu zjarr me zyrtarët policorë. Ai u qëllua nga policia dhe u dërgua në spital. Në mesin e të plagosurve raportohet se janë edhe dy pjesëtarë të policisë.

REKLAMËREKLAMË

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për situatën, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin dhe të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar se bëhet fjalë për sulm terrorist dhe motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Gazeta Speciale do të publikojë pamjet nga kjo ngjarje, duke përcjellë zhvillimet dhe informacionet e konfirmuara nga autoritetet.

ZGJEDHUR NGA LEXUESIT

MË TË LEXUARAT

VETËM TANI

TË FUNDIT