Kalo te përmbajtja
Aktuale

Serwer: Asociacioni mund të pranohet vetëm pasi të eliminohen kërcënimet ndaj sovranitetit të Kosovës

Eksperti amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se Kosova mund ta pranojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe vetëm pasi të eliminohen kërcënimet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Në një intervistë për Kallxo.com, Serwer ka theksuar rëndësinë e strategjisë negociuese të Bashkimit Evropian në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka paralajmëruar se nëse Brukseli vazhdon t’i japë përparësi Asociacionit pa ofruar përfitime konkrete për Kosovën, procesi i dialogut nuk do të shënojë përparim.

“Strategjia negociuese e BE-së do të jetë e rëndësishme. Nëse Brukseli vazhdon t’i japë përparësi Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pa ofruar asnjë kundërpërfitim për Kosovën, dialogu do të vazhdojë të mos shënojë asnjë përparim”, ka deklaruar Serwer.

REKLAMËREKLAMË

Sipas tij, një nga kushtet që do ta bënte të pranueshëm Asociacionin për Kosovën është eliminimi i të gjitha kërcënimeve ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, mundësisht përmes njohjes diplomatike nga Serbia.

“Asociacioni mund të jetë i pranueshëm për Kosovën vetëm pasi të eliminohen të gjitha kërcënimet ndaj sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, mundësisht përmes njohjes diplomatike nga Serbia”, ka theksuar ai.

Serwer ka vlerësuar gjithashtu se komunat me shumicë serbe mund ta institucionalizojnë bashkëpunimin e tyre pa pengesa, duke u organizuar si organizatë joqeveritare ose brenda Asociacionit ekzistues të Komunave të Kosovës.

“Nëse komunat me shumicë serbe, të cilat tashmë bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, dëshirojnë ta institucionalizojnë këtë bashkëpunim, ato mund ta bëjnë këtë pa asnjë pengesë, duke u organizuar si organizatë joqeveritare, ose, edhe më mirë, brenda kuadrit të Asociacionit ekzistues të Komunave të Kosovës”, ka deklaruar Serwer.

ZGJEDHUR NGA LEXUESIT

MË TË LEXUARAT

VETËM TANI

TË FUNDIT